United Hospital

Ecje një orë në javë apo 15 minuta në ditë për të mbajtur nën kontroll osteoartritin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit te të rriturit dhe zakonisht te moshat e shtyra. Veçanërisht osteoartriti i gjurit prek rreth 13 për qind të njerëzve mbi moshën 60 vjeçare. Kjo shifër vjen duke u rritur me 40 për qind në mosha më të mëdha.

Duke qenë një problem që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje, për pjesën më të madhe të njerëzve, zgjidhja e parë konsiderohet operimi. Studime të reja kanë treguar se ekzistojnë edhe mënyra më të lehta se si mund të kujdeseni për mos degradimin e osteoartritit, transmeton AgroWeb.

Për të mos iu drejtuar operacioneve dhe analgjetikëve të fortë, mjafton të rrisni pak kohën që kaloni duke kryer aktivitete. Ekspertët thonë se aktiviteti i lehtë fizik si ecjet e shpejta të paktën një orë në javë mund të përmirësojnë simptomat e kësaj sëmundje.

Studimi ku morën pjesë 1.500 të rritur të cilët vuanin nga osteoartriti i gjurit zgjati për një periudhë katër vjeçare. Gjatë kësaj kohe u mblodhën të dhëna për aktivitetin e përditshëm të çdo pacienti.

U vu re një përmirësim te personat që kishin aktivitet gjatë ditës. Ecja për një orë në javë mund të ulë dhimbjen e kockave dhe simptomat e osteoartritit të gjurit me 85 për qind.

Mobi Casa

Të gjithë pjesëmarrësit në studim nuk kishin simptoma të degraduara të sëmundjes gjatë gjithë studimit. Me praktikimin e një orë ecje në javë, ata arritën të mbanin nën kontroll sëmundjen duke pakësuar edhe dhimbjen.

Ndërsa pjesëmarrësit që nuk zhvilluan asnjë aktivitet fizik patën probleme më serioze me osteoartritin gjatë viteve. Një orë aktivitet sportiv në javë ju jep mundësinë të përmirësoni jetesën tuaj me këtë sëmundje.

Ekspertët thonë se ky zbulim i ri do të ndikojë edhe në jetën tuaj të përditshme. Duke filluar që nga e ecura në shtëpi, deri te shëtitjet apo qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë.

Zgjidhni të ecni një orë në javë apo 15 minuta çdo ditë, kjo mënyrë do t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të osteoartritit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.