Uji Dea

Ecja për “Flakën e Janarit” në nderim të të rënëve për liri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Aktivitetet e Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, kanë vazhduar edhe këtë të diele, me ecjen për “Flakën e Janarit” në nderim të të rënëve për liri, gjegjësisht në nderim të heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka.

Edhe nga Gjilani, por edhe nga Kamenica, pjesëmarrësit janë bërë bashkë për të nisur ecjen në nderim të këtij manifestimi, ecje kjo fillimisht deri te Kulla e Nuhi Berishës në Sfircë, për të vazhduar më pas deri te kulla e Rexhep Malës në Hogosht, si dhe deri te kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, që edhe e ka përmbyllur shtegun e ecjes, për t’u rikthyer pjesëmarrësit në Kamenicë gjegjësisht në Gjilan.

UBT

Ky ishte aktivitet që u realizua në partneritet mes Komunës së Kamenicës, Komunës së Gjilanit dhe Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste: SHBA “Gjilani”, me pjesëmarrje edhe të SHBA “Shkëmbi”, shoqatave bjeshkatare edhe nga komunat tjera, përfaqësues të institucioneve të dy komunave, Gjilan e Kamenicë, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, e pjesëmarrës të tjerë.

Përndryshe, aktivitetet e “Flakës së Janarit 2023”, do të vazhdojnë me 17 janar në Gjilan ku në program janë “Akademia e Flakës”, dokumentari kushtuar heroi Xhevat Qerimi si dhe Ekspozita “Peneli i Flakës 2023”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.