UBT

Ecja: Eliksiri i një jete të gjatë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Duke ecur një orë me hap të shpejtë i shtoni vetes katër vjet jetë. Studimi në fjalë është kryer nga Universiteti i Harvardit te 650 mijë persona. Shëndeti është në proporcion të drejtë me minutat e aktivitetit fizik.

Mes dy shtigjeve që të çojnë drejt jetëgjatësisë (dieta dhe sporti) më efikasi është ai i aktivitetit fizik, ose ecja e shpejtë të paktën 75 minuta çdo ditë të javës. Duke kryer aktivitet fizik, i shtoni vetes 1,8 vjet jetë. Në qoftë se ecni 450 minuta për shtatë ditë (pra pak më shumë se një orë në ditë), mund të arrini edhe më larg: i shtoni vetes plot katër vjet jetë.

Studiuesit e “Brigham and Women’s Hospital” të Bostonit dhe Harvardit që morën përsipër shqyrtimin e dobisë së sportit, vunë përballë njëri-tjetrit sportistët dhe peshoren. Nga krahasimi u vu re se një individ aktiv, edhe pse pak mbi peshë, jeton mesatarisht 3,1 vjet më shumë sesa një person sedentar që peshon më pak. Hendeku më i madh në terma moshe vihet re kur krahasohet një sportist i dobët me një të papunë obez: diferenca e jetëgjatësisë mes të dyve është plot 7,2 vjet. “Aktiviteti i rregullt fizik u ka shtuar jetën të gjithë personave që morën pjesë në studim, një pjesë e të cilëve mbanin regjim, disa të tjerë ishin mbipeshë e obezë”, është shprehur Steven More, një prej autorëve të studimit.

Avantazhet e aktivitetit fizik janë aq të mëdha sa mund të barazohen me ato negative të duhanit. Në të kaluarën është llogaritur se vesi i duhanpirjes e shkurton jetën me dhjetë vjet. Një studim tjetër i kryer nga Instituti i Karolinskës së Stokholmit, që u publikua në gusht të këtij viti në “British Medical Journal”, rreshtonte faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut, të cilët janë: jeta intensive sociale, hobet, punët e shtëpisë dhe ato vullnetare. Duke u shtuar dhe sportin, këta faktorë mund ta zgjasin jetën e një 85-vjeçari edhe katër vite të tjera.

Edhe po të bazohemi te studimi i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit, që është publikuar në revistën “Plos Medicine”, kostot dhe përfitimet e aktivitetit fizik janë të mëdha. Në qoftë se ecni 75 minuta në javë, ose 65 orë në vit (pak më shumë se dy ditë e gjysmë), është më se e mjaftueshme, sepse i keni shtuar vetes 2 vjet jetë.

Studiuesit amerikanë kanë llogaritur avantazhet e një aktiviteti fizik të këndshëm dhe çlodhës, siç është ecja e shpejtë. Këtë lloj fizkulture mund ta bëjnë të gjithë, të rinj e të reja, burra e gra. Mjafton prania e një personi të dytë dhe “shëtitja” bëhet akoma më e këndshme. Duke u bazuar te rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit në Amerikë, çdo njeri mund të bëjë 2,5 orë ecje të shpejtë në javë për të mbajtur trupin në formë dhe 1,25 orë ushtrime të shpejta fizike.

Studimi i studiuesve të Harvardit mbështetet te një numër i madh njerëzish (650 mijë persona të moshës 40 vjeç). Të gjitha informacionet mbi një aktivitet të rregullt fizik dhe jetëgjatësisë janë fryt i studimeve të gjata, qëllimi i të cilave ka qenë lidhja mes stilit të jetës dhe rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e ndryshme. Por siç ndodh gjithmonë me këto baza të dhënash të mëdha, që përfshijnë qindra, mijëra vullnetarë, të cilët ndiqen për vite me radhë duke parë çdo detaj të jetës së tyre private, çdo studiues është i lirë në vazhdim që të gërmojë te të dhënat për të nxjerrë aspektin që i intereson. Në këtë rast për studiuesit ka qenë me interes aktiviteti fizik, duke krahasuar avantazhet e dietës me ato të sportit.

Duket se kjo e dhënë ka hedhur poshtë çdo lloj dyshimi që lidh ushtrimet fizike me shëndetin e mendjes. Para disa ditësh, saktësisht më 1 nëntor, në gazetën “American Heart Association” u publikua një prej shumë studimeve të shumta, ku tregohej se ecja e shpejtë, pedalimi, noti, vajtja në palestër, janë të domosdoshme për shëndetin dhe mirëfunksionimin e trurit, sepse parandalojnë degradimin e qelizave dhe rrezikun e prekjes nga demenca. Ata që s’i motivon mjaftueshëm ecja e shpejtë, sot do të jetë forca e numrave që do t’i shtyjë të veshin atletet dhe të bëjnë gjimnastikë.

Detaje

Jeta mesatare

Gra 84,4
Burra 79,2

Sa vjet fitohen

Mobi Casa

1,8 vjet me 75 minuta ecje të shpejtë në javë
2,5 vjet me 150 minuta ecje të shpejtë në javë
4,2 vjet me 300 minuta ecje të shpejtë në javë
4,5 vjet me 450 minuta ecje të shpejtë në javë

Mbi 450 minuta në javë: jetëgjatësia nuk rritet më tej

Sportet dhe mbipesha

7,2 vjet – Një individ i dobët dhe aktiv jeton më shumë sesa një individ obez dhe joaktiv
3,1 vjet – Një individ i dobët dhe joaktiv jeton më pak sesa një individ obez dhe aktiv

Rekomandimet

Nga 2,5 deri në 5 orë në javë ushtrime të moderuara (mund të flitet, por jo të këndohet)

Ose 1,25 orë në javë ushtrime energjike (mund të thuhen vetëm disa fjalë para se të fillojë ushtrimi)

Llogaritja

650 000 të rritur u ndoqën për 40 vjet rresht
Pjesa më e madhe ishte mbi 40 vjeç

Studiuesit mbajtën një regjistër të veçantë të aktivitetit që ata kishin kryer

Para se të vdisnin, mosha u krahasua me sasinë e aktivitetit sportiv të kryer