Ecja, ajo që i duhet shëndetit
Ecja është një domosdoshmëri biologjike ashtu si ushqimi, thotë shkencëtarja, Katy Bowman.
Në librin e saj, i cili këshillon se si duhet rikthyer shëndetin me lëvizje natyrore (“Move Your DNA: Restore Your Health Through Natural Movement”), Bowman shkruan se ekzistojnë “lëvizje ushqyese” që i nevojiten organizmit njësoj si materiet ushqyese, transmeton “Zëri”.
“Ecja është një superushqim. Ajo është lëvizja që përcakton njeriun”, thotë një ekspert për biomekanikë nga Ventura, Kaliforni, duke shtuar se “është më e lehtë për të lëvizur, por më vështirë për të ushtruar”.
Leslie Sansone, autore e DVD-së “Ecni në shtëpi” mban këtë qëndrim se shumë njerëz besojnë se ushtrimet rraskapitëse janë mënyra e vetme për të arritur formën e mirë.
Një studim i vogël i kryer në një grup të njerëzve që nuk janë mbipeshë është botuar në revistën “Medicine & Science in Sports and Exercise”, tregon se tre deri pesë minuta ecje pas tri orëve qëndrimi ulur shfuqizon efektet e dëmshme të uljes së tepruar.
Dr. Carol Ewing Garber, presidente e kolegjit “American College of Sports Medicine”, beson se edhe praktikimi i ecjes së lehtë është dobi e mirë fiziologjike. /ZËRI/


