Fundamenti

E zhdukura gjendet e vdekur

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Olgica Stojanoviç (1950), nga fshati Bolec i Novobërëdës, e cilësuar si e zhdukur qysh nga data 10 maj, është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Cvolak”, vend ky me shkurre te gjelbëruara, në fshatin Jasenovik të Novobërdës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin ka thënë se ekipi i hetuesve të NJHR-ës në Gjilan, së bashku me ekipin mjekësor nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimi e jashtëm trupor të viktimës dhe se gjatë këtij ekzaminimi në trupin e pajetë të viktimës nuk është vërejtur ndonjë lëndim trupor , i cili ka mundur që të na paraqesë dyshime se vdekja viktimës është e dhunshme.

Sipas autoriteteve policore, trupi i pajetë i kësaj qytetareje është gjetur nga dëshmitari Radomir Cvetkoviq i cili kishte lajmëruar policinë dhe me të marrë këtë informacion, ekipi kujdestar i hetuesve të NJHR-së iu është përgjigjur thirrjes dhe menjëherë ka informuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore që të paraqitet në vendngjarje si dhe prokurorin kujdestar nga Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë, nga i cili janë autorizuar që të bëjnë shikimin e vendit të ngjarjes.

Sipas tij, me qëllim që të konstatohet shkaku i vdekjes trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore që ti kryhet obduksioni.

KKVITI

Përndryshe, viktima ishte raportuar si e zhdukur, pasi kishte dal nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Viktima ka jetuar e vetmuar dhe në bazë të deklaratave të atyre që e kanë lajmëruar zhdukjen e saj, ajo ka pas probleme shëndetësore.

Herën e fundit e ndjera ishte parë nga fqinjët e saj me datë 10 maj, duke shkuar në drejtim të maleve të quajtura “Bjeshkët e Larta”, afër fshatit të saj, ku zakonisht për çdo ditë përpara, ajo, është parë duke u shëtitur.

Përndryshe, policia kishte kërkuar në disa vende të dyshimta ku sipas fshatarëve viktima kishte lëvizur rregullisht.

Gjatë këtij operacioni ishin kontrolluar edhe të gjitha shtëpitë e braktisura në fshatin Kllokoq si dhe shtëpitë e braktisura në lagjen e Borocve. Ishte kërkuar dhe kontrolluar edhe një pjesë e madhe e fushave dhe maleve në një perimetër prej përafërsisht 15 km, por operacioni i kërkimit nuk kishte dhënë fryt, derisa u gjet rastësisht nga një qytetar./rajonipress/