FITORJA

E zhdukin me gjithë familje sapo botoi librin me të vërtetat e 11 shtatorit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish piloti, Phillip Marshall pas publikimit të librit të tij me të vërtetat dhe ato që fshihen pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, zhduket misteriozisht sëbashku me familjen e tij!

Librat e tij për konspiracionin e ngritur për 9/11 “The Big Bamboozle:.9/11” dhe “Lufta kundër terrorizmit” shqetësuan shumë ata të cilët fshihen pas sajimit të këtyre ngjarjeve të mëdha.

Gjatë periudhës së përpunimit të fakteve dhe të dhënave që ai kishte grumbulluar dhe po i pasqyronte në librat e tij, ai shpesh herë e kishte akuzuar qeverinë e George W. Bush, duke dhënë dhe detaje tronditëse.

Marshall kishte deklaruar: “Arsyeja e vërtet që sulmi ishte i suksesshëm, qëndron në atë të një aktiviteti të brendshëm ushtarak të koordinuar mirë që trajnoi piratët e aeroplanëve. Disponojmë me dhjetëra dokumente që faktojnë 100% se ky trajnim fluturimesh specifik, u bë në Kaliforni, Florida dhe në Arizonë, 18 muaj para sulmit”.

UBT

Madje, Marshall kishte deklaruar hapur se pasi të publikohen librat e tij. do të krijonte shumë armiq dhe armiq të fuqishëm dhe të “padukshëm”, ndërsa ishte prononcuar për këtë në shumë radio dhe kanale televizive.

Në raportin e sherifit ku ai banonte thuhej: “Phillip Marshall dhe fëmijët e tij, Marcaila Marshall 14 vjeç dhe Aleks Marshall 17 vjeç, u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre. Shkaku i vdekjes ishte një plagë e përbashkët që kishin marrë të gjithë, një plumb në ballë. Vërteton dhe mjeku ligjor. Gjithashtu u qëllua me armë edhe qeni i familjes në dhomën e gjumit”.

Ndërsa e ëma e fëmijëve ndodhej në Turqi e ngarkuar me punë ku në shtëpi ndodhi kasaphana!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.