Eko Higjiena

E zgjedh Austrinë para Shqipërisë e Kosovës!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

E ka emrin Atdhe, por duket se zemra nuk i rrah për vendin e vet, e as për atë amë. Atdhe Nuhiu e ka vetëm një qëllim, Kombëtaren A të Austrisë. Kështu ka deklaruar ai vetë në një intervistë për ‘Sportnet.at’, raporton Tribuna.

Në pyetjen e gazetarit se a do të luajë për Shqipërinë apo Kosovë, në bazë të thashethemeve të fundit, sulmuesi i Sheffield Ëednesday në Angli u përgjig. “Sinqerisht, unë kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë, dhe synoj të zhvillohem edhe në ekipin e parë të Austrisë. Ky është qëllimi im. Unë e di se shumë prej lojtarëve me të cilët kam luajtur në U-21 si Andreas Herzog, Alabama, Kavlak Arnautoviq, janë në ekipin e parë. Kjo më bënë paksa të zemëruar”, deklaroi Nuhiu.

United Hospital

Ai është ftuar edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova, por asnjëherë deri tash nuk i ka thënë ‘Po’, edhe pse gjithnjë ishte afër kuqezinjve të De Biasit.

Në intervistën e gjerë, Nuhiu është pyetur nëse në Angli po quhet Peter Crouchi i ri, por ka thënë se ish-lojtari i Liverpoolit, dallon nga ai. (Tribuna)