Fundamenti

“E zeza dhe e kuqja” e Mehmet Krajes – Projeksion i kombit me një ngjarje lokale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“E zeza dhe e kuqja” është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për “Shqipërinë e brendshme” dhe “Shqipërinë e jashtme”, për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, për kufirin që i ndan dhe absurdin në mes.

Mehmet Kraja sqaroi në Zona B tek Baton Haxhiu reflektimet e tij që i ka shfaqur përmes romanit, projeksionet e tij dhe idenë e tij për kombin përmes një rrëfenje lokale dhe periudhat e përfaqësuara përmes personazheve.

Profesor Kraja shpërfaq me anë të veprës së tij edhe ndryshimet socio-kulturore të popullit shoqëror, ai tregon se si është ndalur tek ndërrimi i feve të shqiptarëve përmes një personazhi në romanin e tij, më tej përshkruhet Shkodra, kufiri i Shqipërisë me Kosovën dhe domethënien e tij.

“Personazhet e romanit janë tri gjenerata. Ky projeksion i kësaj hapësirë përfshinë hapësira më të gjëra edhe për kombin në përgjithësi. Ideja ime ka qenë që një ngjarje lokale të përfshijë edhe kombin në përgjithësi.”

“Këtu kemi një shkrirje të dialekteve.”

“Në vepër kemi një veprim një ndërrim të religjionit. Ne atë ambient përpos që kanë bashkëjetua fetë, nganjëherë edhe janë ndryshuar. Fetë në ato ambiente nuk kanë pas këtë domethënie që kanë sot.”

“Vjen një kohë tjetër kur kufiri nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, njerëzit kalojnë nëpër Liqen të Shkodrës dhe nuk i ndalë askush njerëzit të kalojnë nëpër të, pas vitit 2000. Paradoksalisht personazhi vritet në 100 vjetorin e shtetit shqiptar nga një oficer i çmendur i kohës së Enverit. Kufiri ka domethënien e tij, qoftë edhe i parëndësishëm,” ka thënë Kraja, njofton Klan Kosova.

Hidromorava

Shkrimtari Mehmet Kraja, ndalet edhe tek disa çështje të tjera përderisa diskuton në Zona B, mbi letërsinë shqipe, gjuhen, filozofinë dhe intelektualitetin shqiptar.

Kraja është në parim kundër reklamimit të shkrimtarit, ai thotë se roli i shkrimtarit është të shkruaj e jo ta afirmoj veprën e tij pasi sipas tij –janë mekanizmat e tjerë që e bëjnë atë.

“Detyrë e shkrimtarit është të shkruaj. Roli kryesor është shkrimi, ndërsa mekanizmave tjerë që ta reklamojnë apo ta bëjnë të pranueshëm,” tha Kraja, njofton Klan Kosova.

Paradoksale e cilëson situatën e letërsisë shqiptare dhe ndarjen ne mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e letërsisë si paradoksale.

“Shqipëria paragjykon Kosovën në pikëpamje kulturore vazhdon kjo situatë edhe më tutje. Letërsia është një dhe e pandarë, nuk ekzistojnë rrethana që letërsia kosovare të jetë e ndarë nga letërsia shqipe në përgjithësi.”

“Unë besoj që është një inercion i keq, ajo vetëmjaftueshmëria e Shqipërisë që po reflekton më një refuzim nga ana jonë. Ne po bëjmë një letërsi në vete, provinciale, ata po bëjnë një letërsi që mendojnë që është epiqendër e letërsisë shqiptare, kjo është paradoksale,” ka përfunduar Kraja, njofton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.