ARKATANA

E “zbulon” Pacolli: Bujqësia është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë përmes Facebook-ut se shtylla kryesore për të rritur ekonominë e vendit është bujqësia.

“AKR-ja mbetet e vendosur që të krijojë tri zona Agroekonomike (një në Dukagjin, një në rrafshin e Kosovës dhe një në Anamoravë), ku do të absorbohet lënda e parë, (ose gjysmëprodukti) e fermerëve të vegjël, gjegjësisht pronarëve të tokave në rajonet respektive”.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Bujqësia ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore në të cilën mbështetet krijimi I mundësive për ngritjen ekonomike dhe punësimin.

Qeveritë e deritanishme në mënyrë brutale kanë keqpërdorur asetet agroekonomike në bazë të së cilave ka mundur të përfitojë shumë ekonomia e Kosovës.

Shitja e tokave shoqërore, pa asnjë kriter, pa asnjë kontroll, dhe mbajtja e një pjese të madhe peng nga AKP-ja, ka ndikuar në shkatërrimin e këtij aseti shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

AKR-ja mbetet e vendosur që të krijojë tri zona Agroekonomike (një në Dukagjin, një në rrafshin e Kosovës dhe një në Anamoravë), ku do të absorbohet lënda e parë, (ose gjysmëprodukti) e fermerëve të vegjël, gjegjësisht pronarëve të tokave në rajonet respektive.

Këto qendra Agroekonomike janë qendra teknologjike prodhuese, të shumëllojshme të të gjitha prodhimeve bujqësore, frutave malore etj.

Eco Higjiena

Ato shërbejnë si qendra makrogrumbulluese, transformuese dhe prodhuese sipas standarteve në fuqi.

Trajtimi fillon që nga lënda e parë, konservimi, procesimi, transformimi, prodhimi dhe distribuimi.

Këto qendra do të pasurohen me brende ndërkombëtare, ku plasimi, shitja dhe eksporti nuk do të jenë tabu.

Këto tri qendra do të jenë në dispozicion të gjithë operatorëve bujqësorë, dhe si të tilla krijojnë zingjirin e pandërprerë të këtij procesi të rëndësishëm ekonomik.

Këto qendra, përveç prodhimtarisë me norma ndërkombëtare dhe çmimeve të arsyeshme, paraqesin edhe një mundësi punësimi për mijëra e mijëra punëtorë, të cilët do të jenë të angazhuar në të gjitha fazat e kësaj veprimtarie zingjirore.

Kjo veprimtari do të ngrit vetëdijen dhe interesin tek operatorët bujqësorë dhe si e tillë ndikon në rritjen e prodhimit vendor duke zëvendësuar importin në të gjitha drejtimet deri në 60 %.

Sipas studimit tonë, vetëm kjo veprimtari do të inicon rritje ekonomike deri në 8% në vit.