Fundamenti

E zbulon Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për mediat serbe “Nezavisne” dhe “Politika.ba”, Borrell tha se shkëmbimi i territoreve nuk është një mundësi aktualisht dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet ta gjejnë një zgjidhje. Zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, Borrell tha se nuk do ta diktojë BE-ja.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

Ai tha se pret që administrata e Joe Biden të ketë partneritet të fortë me BE-në në të gjitha çështjet. Arsyeja, siç tha ai, është se BE-ja dhe SHBA-ja nuk garojnë në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, BE-ja dëshiron të jetë ndërmjetës në këtë dialog dhe tani gjërat po shkojnë mjaft mirë.

Eco Higjiena

“Unë drejtova një nga takimet mbi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar nga historia”, tha Borrell.

Ai vlerësoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i ndarë dhe ka shumë kufij, shumë vështirësi për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, prandaj tha se duhet të punohet për Shengenin në këtë rajon.

“Kur shikoni një hartë të rajonit tuaj, nëse doni investime serioze dhe keni nevojë për to, vështirë se do t’i merrni kaq të fragmentuara. Ne jemi një treg prej 40 milionë njerëzish. Dhe ju keni gjashtë vende me disa miliona njerëz secili. Dhe ju keni vendosur kufij dhe do të jeni të ndarë. Kështu që do të jetë shumë e vështirë për ju të tërhiqni dikë me kufij dhe sisteme të tilla”, tha Borrell.

Sipas tij, e ardhmja e Ballkanit qëndron në BE, pavarësisht nga përpjekjet e Kinës dhe Rusisë, si dhe të Shteteve të Bashkuara, për ta ushtruar ndikimin e tyre dhe për të qenë aktorë të rëndësishëm.

“Në thelb, askush prej tyre nuk mund të ofrojë asgjë aq të rëndësishme sa perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në BE. Vetëm BE-ja mund ta bëjë një ofertë të tillë dhe një perspektivë të strukturuar për të ardhmen. I gjithë Ballkani ka një drejtim dhe hartë shumë të qartë për të ardhmen”, tha Borrell. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.