Fundamenti

E vret ish gruan në mes të rrugës, në sy të nipërve e mbesave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vrasësi dhe viktima ishin shqiptarë nga Kosova. Një dëshmitare thotë se ajo është therur nga ish bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur.

Sot, rreth orës 13 në Favoriten të Vjenës, një burrë 67 vjeçar e ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, viktima ka qenë ish gruaja e dorasit. Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh po jetonin ndaras..

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë dorasin por pa sukses, shkruajnë mediet austriake. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarje ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.

UBT

Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur”, transmeton albinfo.ch. Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja.

67 vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.

http://www.albinfo.ch/e-vret-ish-gruan-ne-mes-te-rruges-ne-sy-te-niperve-e-mbesave/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.