Eko Higjiena

E vranë shtatzënën: “U pushtua nga xhindi”!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Katër vetë janë akuzuar për vrasjen e gruas shtatzënë, Naila Mumtaz (21). Atë e vrau burri, vjehrri, vjehrra dhe kunati.

Burri i Nailes fatkeqe, Muhamedi Mumtaz, tha në gjyq se ajo ka dashur ta ngufasë veten, meqë “kjo ishte vepër e shpirtit të ligë që ishte në trupin e saj”.

Ai pretendon se vdekja e gruas së tij ngjanë në vetëvrasje dhe se ajo e ka mbytur veten.

Të katër të pandehurit kanë mohuar se kanë vrarë vajzën fatkeqe.

Prokurori tha se Naila është me origjinë nga Pakistani dhe se pas martesës ka ardhur të jetojë në Birmingem të Britanisë së Madhe, bashkë me burrin dhe prindërve e saj.

Mobi Casa

Në natën fatale asaj i janë shkaktuar lëndime të shumta, kështu që policia nuk e di nëse ka vdekur nga goditjet apo nga ngufatja.

“Ndihma e shpejtë ka ardhur, por nuk kishte shpëtim për vajzën. Ajo dhe foshnja e palindur kishin vdekur. Atë e kanë ngufatur burri, prindërit e tij si dhe vëllai, ndërsa më vonë kanë se për këtë është fajtor shpirti i keq”, thotë prokurori.

Mumtaz deklaroi se gruaja e tij e kishte gërvishtur veten në fytyrë dhe se ulërinte.

“Ajo u përpoq të kafshojë nënën për dore. Të gjithë e kemi mbajtur. Ajo nuk mund të na njihte. Veten e ka ngufatur. E ka futur dorën në gojën e saj”, ka thënë Mumtaz.

Sipas tij, vdekjen e saj e ka shkaktuar një xhind i keq i cili një muaj më parë e kishte pushtuar edhe atë. Mumtaz shtoi se në kohën e vdekjes së gruas së tij, në shtëpi ishte edhe kleriku që lexonte lutjet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.