Mobi Casa

E viziton Kushtetuesen, diplomati gjerman me paralajmërim kundër thellimit të krizës: Të zbatohen vendimet, shteti mbi interesat partiake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjitha partitë dhe deputetët duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Këtë deklaratë, kjo ambasadë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për një takim që i ngarkuari me Punë në këtë ambasadë, Christian Böttcher, e ka realizuar me kryetarin e Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi, shkruan Gazeta Express.

Në postim theksohet edhe se Kushtetuesja është shtyllë thelbësore e demokracisë, dhe se, deputetët e kanë për detyrë t’i zbatojnë vendimet e saj.

Po ashtu, nga ambasada gjermane është theksuar edhe se, mos zbatimi i kësaj detyre, e zgjat krizën politike dhe e thellon atë, gjë e cila i shkakton dëm vendit.

Fundamenti

‘‘Gjykata Kushtetuese është një shtyllë thelbësore e demokracisë.

Sot, i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Ai e vlerësoi punën e rëndësishme të Gjykatës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë. ?????

Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës — kjo është një detyrë kushtetuese për deputetët. Mospërmbushja e kësaj detyre jo vetëm që e zgjat krizën politike, por e thellon atë, duke i shkaktuar dëm vendit. Siç është thënë më parë: Është koha të vihet vendi mbi interesat partiake’’, thuhet në postimin e ambasadës. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.