Eko Higjiena

E vërteta e UNMIK-ut për korrupsionin dhe privatizimin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

UNMIK-u ishte përpjekur të hetojë rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kishte pasur disa raste të profilit tepër të lartë. Por misioni që ka administruar për më shumë se tetë vjet, asnjëherë, e as kur udhëhiqej nga ish kryeadministratori Sorren Jesen- Peteresn nuk kishte arritur që t`i procedonte rastet.

Arsyeja që sipas Petersen hetimet dështuan ishte e thjeshtë: mungesa e fakteve dhe e dëshmitarëve. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ish shefi i UNMIK-ut ka folur edhe për zhgënjimin për mossuksesin e privatizimit. Sipas tij, statusi i padefinuar kishte bërë që në Kosovës të mos vinin investitorët e duhur.

Uji Dea

Kjo ka bërë që privatizimi të mos ishte i suksesshëm dhe zhvillimi ekonomik të mungojë. Petersen ka lavdëruar marrëveshjen Kosovë- Serbi por ka kërkuar që pas kësaj marrëveshje energjitë të fokusohen tek ekonomia dhe sundimi i ligjit.(Tribuna)