UBT

E vërteta e takimit mes Interit dhe Ergys Kace

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lajmet e fundit që qarkulluan nëpër mediet italiane rreth një interesimi të Interit për anëtarin e Kombëtares Shqiptare, Ergys Kace, janë të vërteta.

Ky konfirmim vjen nga agjenti i Kaces, Nikos Kagioulis, i cili për FCInter1908.it, ka zbuluar kontaktet me Interin, por pret që skuadra italiane së pari të arrij marrëveshje edhe me Paokun, me të cilën skuadër Kace ka marrëveshje deri në qershor të vitit 2017.

Vlera e Kaces sipas Kagioulis, të cilën e ka vendosur Paok, sillet rreth 2-3 milionë euro.

Mobi Casa

“Unë e konfirmoj se interesimi është i vërtet, por nuk është vetëm Interi që po mendon për të, ka shumë klube evropiane. Ne kemi folur shumë herë me Paokun, për të ardhmen e tij, pasi ka kontratë deri në qershor të vitit 2017. E përsëris se Interi është i interesuar, por ka edhe klube të tjera. S’ka dyshim se Kace dëshiron të luaj me Interin, sepse është klub i madh evropian, do të ishte një mundësi e madhe për karrierën e tij, por së pari mendoj se duhet folur me skuadrën për të”, deklaroi agjenti i Ergys Kace për FCInter1908.it.

Agjenti Nikos Kagioulis ka zbuluar se çmimi i Kaces sillet rreth 2-3 milionë euro, dhe se këtë çmim e ka vendosur Paoku.

I pyetur nëse tanimë kanë pasur kontakte me Interin dhe nëse ky transferim mund të kryhet në afatin kalimtar veror, agjenti i Kaces është përgjigjur: “Po, ne kemi pasur kontakte me Interin në janar dhe ata janë vërtet të interesuar. Por tani ai është i fokusuar te Paoku dhe ekipi kombëtar për evropian. Ai është shumë i lumtur, pasi që për të po interesohet Interi, dhe nëse dy kompanitë pajtohen, nuk do të ketë asnjë problem. Duhet pritur që klubet të flasin, dhe pastaj ne do të flasim me të gjithë”./Indeksonline/