ARKATANA

E vërteta e Rexhep Qoses

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Konsiderohet si njëri nga personalitetet më të rëndësishme kosovare, por edhe shqiptare i cili me intelektin e tij prej letrari, kritiku e politologu zuri një vend të veçantë në historinë e kombit shqiptar. Është ky kolosi i mendimit dhe fjalës shqipe, akademiku Rexhep Qosja, i cili në ditëlindjen e 78 të tij dashamirëve të fjalës së shkruar dhe gjithë popullit të tij i dhuroi 4 vëllime nga ditari i tij.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi mbrëmë në objektin e hotelit “Swiss Diamond” në kryeqytet, ku në mesin e shumë të ftuarve e personaliteteve të shquara shqiptare u promovua ditari që mban titullin “Dëshmitar në kohë historike”. Ky dorëshkrim trajton çështje personale, probleme shoqërore, letrare e shkencore në Kosovë dhe Shqipëri. Po ashtu në ditar përmenden edhe vitet historike 1968 dhe 1981, formimi i partive të para, themelimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet politike e intelektuale ndaj Shqipërisë.

United Hospital

Në ditarin e vet, akademiku Qosja është ndalur dhe te personalitete të ndryshme shqiptare nga fusha të ndryshme që nga kultura e deri te politika. Një segment tejet i rëndësishëm në këto vëllime është gjithashtu historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçarë për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.