Fundamenti

E vërteta dhe mitet për kancerin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Me gjasë nuk kalon asnjë ditë e vetme pa u publikuar një statistikë që ka të bëjë me kancerin, e më alarmant është fakti se në vitet e fundit një nga dy persona do të preken nga kjo sëmundje. Kjo na shqetëson dhe nëse për asgjë më shumë na shtyn të mendojmë si ta mbrojmë veten.

Mbipesha ndërlidhet me rrezikun për kancerin në stomak dhe ezofag. Studimet gjejnë lidhje edhe midis belit të trashë dhe kancerin në mitër. Ushqimi dhe nutrientet që i hamë mund të kanë ndikim të madh në mirëqenien apo rrezikun për kancer. T’i hedhim një sy miteve më të mëdha për ushqimin dhe kancerin, trasmeton gazeta Kosova Sot

MISHI JU JEP KANCERIN

Fakt: Disa studime kanë sugjeruar se konsumimin i lartë i mishit të kuq apo atij të përpunuar ndërlidhet me rrezik më të lartë për kancerin e zorrëve. Por, faktet për këtë rrezik thonë se rreziku më i madh është ushqimi me mish të përpunuar sesa të konsumoni mish të cilë- sisë së lartë disa herë në javë. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se konsumimi i rreth 50 g mish të përpunuar në ditë e shton rrezikun për kancer të zorrëve për 20 për qind.

VERA MBRON ORGANIZMIN

Fakt: Studimet kanë treguar se antioksiduesi në verë mund të mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera serioze, por vetëm në laborator thuhet se antioksiduesit e verës së kuqe ofrojnë ndonjë dobi reale. Në fakt, studimet kanë gjetur lidhje bindëse se konsumimi i tepërt i alkoolit dhe zhvillimit të kancerit në gojë, fyt, ezofag, mëlçi dhe zorrë. Alkooli po ashtu është faktori kyç në rritjen e rrezikut për kancerin në gji te femrat.

Mobi Casa

PRODHIMET E QUMËSHTIT SHKAKTOJNË KANCERIN

Fakt: Studimet ende nuk kanë dhënë rezultate të qarta. Studimet dhe hulumtimet e fundit tregojnë se konsumimi i tepërt i kalciumit (mineral në prodhimet e qumështit) po ashtu mbron nga kanceri në zorrë, por disa studime më të hershme po ashtu sugjerojnë se mundet të ketë një ndërlidhje midis konsumimit të prodhimeve të qumështit dhe zhvillimit të kancerit në prostatë dhe vezore. Për kancerin e gjirit faktet janë të ndryshme.

SHEQERI ‘USHQEN’ KANCERIN

Fakt: Sheqeri nuk e bën kancerin që të rritet më shpejtë nëse tashmë jeni prekur prej tij. Të gjitha qelizat, përfshirë edhe ato të kancerit, varen nga sheqeri në gjak (glukoza) për energji, por jepja më shumë sheqer qelizave të kancerit nuk do të thotë se përshpejtohet rritja e tyre. Po ashtu, ndalimi i sheqerit nuk do të thotë se ato do të “vuajnë urie”. Janë disa fakte se konsumimi i tepërt i sheqerit ndërlidhet me rrezikun për kancer, përfshirë kancerin në pankreas, duke zhvilluar në rend të parë” kjo ndërlidhet me mbipeshën dhe diabetin.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.