Mobi Casa

E veçanta Rita Ora që s’di të zhgënjejë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

E veshur me fund të bardhë me vija ngjyrë hiri, e kombinuar edhe me një bluzë me po të njëjtat ngjyra. Është kjo Rita Ora e cila po vazhdon të befasojë me stilin e saj të veshjes në skenë dhe jashtë saj.

Gjatë “Virgin Media’s V Festival”, i mbajtur të shtunën, ajo, me veshjen e saj të lakmuar, ka zbuluar edhe barkun e tonifikuar. Poshtë mbante veshur një palë çizme të stiluara deri mbi gjunjë.

Uji Dea

“Daily Mail”, në raportin e saj, thotë se ajo nuk i zhgënjeu fansat me performancën e saj pasi u tregoi atyre duke u hedhur rreth skenës se sa shumë energji ka.

Ajo ishte e pranishme në këtë koncert pavarësisht se pak ditë më parë ishte e shtruar në spital për shkak të një infeksioni në grykë, pas pushimeve që i kaloi në bregdetin e Malit të Zi. /Zëri/