Uji Dea

E torturoi të dashurën, e mbylli e rrahu, kosovari dënohet nga shteti gjerman

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Për muaj të tërë ai e kishte torturuar, rrahur dhe fyer të dashurën e tij. Tash, 21 vjeçari nga Bon-i i Gjermanisë është dënuar me dy vjet e gjysmë burg. Dënimi për të riun u vendos nga gjyqtari Thomas Stollenwerk për shkak të rrezikut të dyfishtë si dhe lëndimeve trupore e kërcimeve, shkruan rundschau-online.de, e cila nuk tregon identitetin e vajzës.Lista e veprimeve të këqija që shqiptari i ka bërë të dashurës së tij është e gjatë.

Në vjeshtë të vitit 2015, çifti ishte njohur përmes rrjeti social “Facebook”. Fillimisht ishte një dashuri e madhe. Ajo dëshironte që së bashku edhe të jetojnë, kurse donte të shpërngulej për të nga Offenbach-u për në Bon.

Këtu, pra në Bon, ata takoheshin shpesh në hotele. Por, shumë shpejt dashuria e tyre u bë një “marrëdhënie tipike e dhunshme”, kështu e përshkruan lidhjen e tyre, gjykatësi Stollenwerk, përcjell “albinfo.ch”.

I dënuari ishte një tip narcisoid dhe e kontrollonte gjithnjë të dashurën e tij. Ai e kishte izoluar prej shoqërisë, të afërmeve dhe familjes së saj. E kritikonte dhe i kërkonte të jepte arsyetime për çdo veprim.

Kulmi i trishtuar

Djaloshi shqiptar kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj saj duke e goditur dhe rrahur gjithnjë e më shpesh. ”Kështu, nga një femër e re me vetëbesim të madh, ajo ra në një humnerë”, thotë Stollenwerk.

Uji Dea

Kulminacioni i vuajtjeve të vajzës erdhi në ditëlindjen e saj të 19-të. Ai e rrihte aq shumë sa që njëri sy kishte marrë pamje tjetër ndërsa hundët e saj aq shumë rridhnin gjak, sa që pikat e gjakut kishin rënë edhe nëpër mur. Megjithëkëtë, ajo prapë kthehej te torturuesi i saj. Kur ai një ditë ishte në një sallë sporti, ajo provoi të ikte. Por, ai e ndjeku me veturë, e mori dhe e dërgoi në një pyll. Atje e rrahu pamëshirshëm.

Në maj, marrëdhënies së dhunshme i erdhi fundi. Më 25 maj, 21 vjeçari e kishte rrahur të dashurën e tij, sepse ajo nuk kishte pastruar. Për herë të parë ajo iku te shoqëria dhe familja e saj, të cilëve ju besonte.

Ai vazhdonte të mos e linte te qete vajzën edhe sa ishte e strehuar te familja. Por, ajo vendosi që më 28 maj të kthehet tek ai, deri kur ai me 30 maj kishte shkuar ta merrte nga shkolla e lartë profesionale në Rheinbach dhe e ndaloi veturën në rrugë duke e rrahur atë për arsye se vajza i kishte treguar shoqes së saj për torturën që ia bënte.

Ai ia dogji xhemperin, para se ta therte me thikë në pjesën e epërme të kofshës. Për këtë arsye ajo përfundimisht e raportoi ish të dashurin në polici.

Megjithëkëtë, ai edhe në gjyq e luajti viktimën duke e quajtur ish të dashuren e tij si të çmendur dhe abuzive. Edhe gjatë seancës, ai ishte zemëruar disa herë. “Ishte një vendim i nevojshëm për të dërguar një sinjal të qartë”, argumentonte gjyqtari Stollenwerk vendimin e tij për të ta tejkaluar kërkesën e prokurorit për një vit e dhjetë muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.