Eko Higjiena

E tmerrshme, skelet e ndërtesës bien mbi një qytetare, fëmija shpëton mrekullisht

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Skelet e vendosura në një lokal në qendër të Gjilanit e kanë lënduar rëndë një qytetare e cila po shëtiste me fëmijën e saj rreth orës 11 e 30. Nëna e cila mori lëndime serioze është dërguar në emergjencë derisa ky rast ka tronditur kalimtarët e rastit.

Një nënë e cila po shëtiste e fëmijën e saj në qendër të Gjilanit ka marrë lëndime të rënda pas rrëzimit të skeleve që ndodheshin të instaluara keq në një lokal në qendër të Gjilanit.

Gruaja duke tentuar ta shpëtojë fëmijën që ndodhej në karrocë është mbuluar nga skelet e rënda, por falë intervenimit të shumtë të qytetarëve ka arritur të nxirret me kohë dhe ka shpëtuar me lëndime të rënda në kokë.

Mobi Casa

Policia dhe ambulanca menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes derisa vendi i ngjarjes është shirituar nga policia.

Qytetarët e shumtë ndërkaq janë tronditur nga ky rast./rajonipress/