E thotë Wilmots: Januzaj si De Bruyne
Adnan Januzaj mund të ketë një kthesë të madhe në karrierën e tij pas transferimit në Bundesligë.
Ylli kosovar, u huazua nga Manchester United tek skuadra e njohur gjermane Borussia Dortmund ku po paraqitet me mjaft sukses.
Ndërkohë trajneri i Përfaqësueses së Belgjikës, Marc Wilmots, ka dhënë një parashikimi interesant për talentin kosovar.
Sipas numrit një të Belgjikës, Januzaj mund të shkoj hapave të mesfushorit fantastik Kevin De Bruyne.
“Për De Bruynen largimi nga Chelsea dhe paraqitjet në Wolfsburg kanë qenë shumë të rëndësishme, i ka ndihmuar shumë në zhvillimin e tij personal”, deklaroi ai për ‘Bild’.
“Shpresoj që edhe me Januzajn mund të ndodh njësoj. Mund të zhvillohet shumë dhe të bëhet si Kevin”, u shpreh Wilmots. /Telegrafi/


