Mobi Casa

E thotë Di Marzio, Rrahmani mund të mos grumbullohet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Raportimet e fundit nga Italia thonë se Napoli nuk do të udhëtojë drejt Torinos, për ndeshjen ndaj Juventus

Rastet e reja me Covid-19 kanë bërë që situata të jetë alarmante dhe skuadra të izolohet e tëra.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzo, skuadra do të marrë një ditë pushimi nesër.

Bashkangjitur me këtë thuhet se edhe grumbullimet me kombëtaren do të jenë në rrezik.

Mbetet të shihet se çfarë do vendos Napoli në lidhje me futbollistët e skuadrës të grumbulluara nga kombëtaret e ndryshme.

FIDANISHTJA

Vendimi është marrë nga vet Aurelio de Laurentiis i cili ka ndaluar udhëtimin e skuadrës drejt Torinos pasi që dy lojtarë dolën pozitivë me COVID-19.

Napoli frikësohet se do t’i ndodh ajo që i ndodhi Genoas dhe kjo do të rrezikonte paraqitjen e kësaj skuadre edhe në Europa Ligë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh por mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme se cili do të jetë vendimi i skuadrës, jo vetëm për lojën në ligë, ku Napoli do të përballet me Juventusin por edhe për lojtarët të cilët në javën e ardhshme do të luajnë për Kombëtaren e tyre.

Kjo do të thotë se mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani do të mungojë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut pasi që atij nuk do t’i lejohej që të udhëtojë për Kosovë dhe do të urdhërohet për vetizolim. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.