E sulmon viktimën për shkak të mosmarrëveshjeve, pranga të dyshuarit vitias

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Në rrugën “Brigadat-173,” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën, të njëjtin e ka sulmuar me një mjet, dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Fundamenti

I dyshuari dhe viktima janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/