E sulmon me thikë viktimën, pranga për të dyshuarin
Kamenicë – Në fshatin Koretin të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull shqiptar, me ç’rast të njëjtit i shkakton lëndime trupore njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/


