E sulmon me thikë bashkëvendësin, prangoset i dyshuari
Gjilan – Në fshatin Zhegër saktësisht afër pompës së benzinës “Dema Petroll”, i dyshuari G.G.(1996), dhe viktima, N.U. (1986), që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, janë takuar në rrugë dhe për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme fillimisht kanë filluar të përleshen fizikisht në mes vete, ku i dyshuari, dyshohet se ka nxjerr nga xhepi një armë të ftohtë ( thikë patente) dhe e ka goditur viktimën në krahun e majtë.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Gjilan si dhe dëshmia thika është konfiskuar. Viktimës ju ka ofruar tretmani mjekësor.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, nën akuzën për “Vrasje në tentativë”.
Rasti i dedikohet Prokurorisë për procedim të mëtutjeshëm njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


