E sulmon fizikisht viktimën, prangoset i dyshuari në Kamenicë
Kamenicë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës. /rajonipress/


