Fundamenti

E sulmon djalin fizikisht, i konfiskohet pushka e gjuetisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij njoftoj policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 29 copë fishek të kalibrit 4.5 mm pa leje përkatëse.

Mobi Casa

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/