Mobi Casa

E sulmoi me thikë në vendin e punës, caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurës B.B.

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurës B.B. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.10.2019, e pandehura me veprim të drejtpërdrejt – dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A. A. nga Gjilani, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje më herët, fillimisht e pandehura ka shkuar në vendin e punës ku punonte personi A. A., e njëjta e kërkon dhe posa del, ajo nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e godet tre herë në stomak të dëmtuarin.

Me këto veprime e pandehura dyshohet të ketë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Uji Dea

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.