UBT

E sjellë vrasësin e së bijës para drejtësisë me ndihmën e shqiptarit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kur në vitin 1982, Andre Bamberskit (tash 76 vjeç), i vdiq vajza 14 vjeçare (Kalinka) në rrethana të dyshimta në duart e njerkut në Bavari të Gjermanisë, Dr. Dieter Krombach-it, ai ishte i sigurt që vajza e tij ishte vrarë nga njerku pasi që ai e kishte përdhunuar atë dhe e kishte mbytur me injeksion që t’i fshihte gjurmët.

Për tre dekada Bamberski bëri kampanjë që Dr Krombach të vihej para drejtësisë, por kur të gjitha format legale u harxhuan, ai vendosi ta rrëmbente ate.

Dhe në vitin 2011 ai i punësoi dy rrëmbyes, njëri prej të cilëve ishte shqiptari Anton Krasniqi, të cilët e rrëmbyen doktorin, e transportuan nga Gjermania në Francë, dhe të lidhur e të përgjakur e hodhën para zyrës së prokurorisë në qytetin Mulhouse.

UBT

Rrëmbimi ishte i suksesshëm, dhe po në të njëjtin viti Krombach u dënua me 15 vite burg për vrasjen e vajzës së Bamberski’t.

Por rrëmbyesit u zunë nga policia dhe u kuptua që ishin punësuar nga Bamberski.

Dje Bamberski i shpëtoi burgut pasi që u morën parasysh rrethanat e veprës së tij, por nuk dihet se çka do të ndodhë me fatin e Krasniqit dhe rrëmbyesit tjetër nga Gjeorgjia, Kacha Bablovani’t.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.