Hidromorava

E shpëton nga grabitësit, nuk lajmërohet viktima

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dëshmitari i rastit ka njoftuar policinë se kishte ndaluar një person të dyshuar pasi që i njëjti së bashku edhe me dy persona të tjerë ia kishin grabitur çantën nga krahu një femre. Viktima e rastit pasi e ka marr çantën nga dëshmitari ajo ka vazhduar rrugën duke mos e pritur patrullën e policisë e as nuk i ka treguar dëshmitarit identitetin, gjersa edhe pas shumë përpjekjeve njësia e hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit nuk kanë mundur ta takojmë viktimën.

Policia e Gjilanit ka njoftuar se më 23 shkurt 2014 rreth orës 18:45 në rrugën “Skifter Arifi” në Gjilan ka ndodhur një rast “Grabitje”.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se dëshmitari i rastit ka njoftuar policinë se kishte ndaluar një person të dyshuar pasi që i njëjti së bashku edhe me dy persona të tjerë ia kishin grabitur çantën nga krahu një femre.

Sipas dëshmitarit të rastit, ai kishte qenë duke shkuar në vendin e tij të punës dhe sapo kishte mbërritur tek Rr. “Skifter Arifi” (afër varrezave) ai kishte dëgjuar dy femra duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë.

Dëshmitari menjëherë ishte nisur në drejtim të atyre femrave ku kishte vërejtur dy persona dhe njëri nga ta veçse i`a kishte grabitur nga krahu çantën njërës nga ato.

FIDANISHTJA

Dëshmitari kishte arritur ta ndaloj të dyshuarin Xh. Rr. nga i cili edhe kishte marr çantën e grabitur dhe ia kishte kthyer viktimës së rastit.

Viktima e rastit pasi e ka marr çantën nga dëshmitari ajo ka vazhduar rrugën duke mos e pritur patrullën e policisë e as nuk i ka treguar dëshmitarit identitetin, gjersa edhe pas shumë përpjekjeve njësia e hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit nuk kanë mundur ta takojmë viktimën.

Me këtë rast Prokurori i Shtetit të dyshuarve Xh. Rr. dhe Xh. M. u ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë.

Ndaj të dyshuarve është ushtruar kallëzimi penal për veprën penale ,,Grabitje’’.
Edhe pas procedimit të lëndës në Prokurorinë Themelore, Policia e Kosovës njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit kanë vazhduar ta kërkojnë viktimën e këtij rasti mirëpo deri më sot nuk është arritur të gjendet.

Me sugjerim edhe të Prokurorit u bëjmë thirrje viktimës ose viktimave të këtij rasti që të paraqiten në Stacionin Policor në Gjilan apo në cilin do stacion ma të afërt për të dhënë deklaratë lidhur me rastin e cekur, në mënyrë që lënda e kompletuar të procedohet në Gjykatë ka thënë Hashani./rajonipress/