UBT

E shitën për 300 euro një shtetase nga Shqipëria, pranga trafikantëve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia është njoftuar për një rast “Trafikim me njerëz” i cili ka ndodhur ne fshatin Hodonoc, Kamenicë. Viktima një shtetase e Shqipërisë ishte shitur për 300 euro në fshatin Hodonovc të Kamenicës, por kur kishte kuptuar se ishte shitur për para ka lajmëruar policinë e Gjilanit e cila ka prangosur trafikantët.

Pas marrjes së informatës hetuesit e njësisë Anti trafikim nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan menjëherë iu kane përgjigjur rastit ku kanë takuar viktimën Shtetase e Shqipërisë si dhe te dyshuarin A. M.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se nga hetimet e para mësohet se i dyshuar S. N. në bashkëpunim me një tjetër shtetas të Republikës së Shqipërisë, kanë kontaktuar shtetasin Kosovar A. M. dhe atij i kanë premtuar se do `ti a gjejnë një grua për martesë në këmbim të të hollave.

Të dyshuarit kanë kontaktuar viktimën shtetase e Shqipërisë dhe duke e mashtruar dhe keqpërdorur pozitën e saj të ndjeshme për përfitime të tyre materiale, e kanë njoftuar me të dyshuarin A. M. me banim në fshatin Hodonoc komuna e Kamenicës.

I dyshuari kishte bërë pagesën prej 300 euro. Dy të dyshimtit shtetas të Shqipërisë e kanë sjell viktimën nga Shqipëria në Kosovë. Viktima pasi që e kishte kuptuar se ishte trafikuar ajo kishte njoftuar policinë në lidhje me rastin.

RCCOLA

Ajo është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave si dhe i është ofruar ndihma dhe përkrahja e nevojshme dhe strehimi. Gjatë zhvillimit të operacionit është arritur të arrestohet i dyshuari S. N. shtetas i Republikës së Shqipërisë në një motel në Gjilan.

Ndaj të dyshuarit S. N. me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari A. M. është liruar në procedurë të rregullt.

Policia është në kërkim të të dyshuarit tjetër D. H. po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Rasti i kompletuar do të procedohet ne PTH – Departamenti për krime të rënda në Gjilan tha Ismet Hashani./rajonipress/