Eko Higjiena

E rrallë, këshilltarë shqiptarë e serb pro përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit gjatë seancës së sotme ka shënuar një kthesë të re të funksionimit, pasi një propozim që erdhi nga radhët e partisë opozitare shqiptare është miratuar nga shumica e këshilltarëve komunal.

Partia për Veprim Demokratik (PVD) kishte propozuar vendimin për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimeve shqipe në territorin e komunës së Bujanocit.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit deklaroi para këshilltarëve se përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucione të ndryshme komunale është në shkallë shumë të ulët.

“Në bazë të statutit të komunës përdorimi i gjuhëve duhet të jetë konform rregullave të parapara me ligj, mirëpo përdorimi i gjuhës shqipe është në gjendje të mjerueshme. Gjithashtu është brengosëse ku disa drejtor shqiptarë të ndërmarrjeve publike raportet e tyre i sjellin vetëm në gjuhën serbe”, tha mes tjerash Musliu, raporton Titulli.

Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc gjatë propozimit të tij tha se mund të konstatohet se organet komunale janë të obliguar të zbatojnë gjuhën dhe shkrimin shqip në të gjitha dokumente zyrtare dhe komunikimit me palë.

FIDANISHTJA

Propozimi i sqaruar nga Ragmi Mustafa dhe aprovuar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka për qëllim të rregullojë mënyrën e përdorimit të gjuhëve zyrtare në komunën e Bujanocit nga ana e të gjitha institucioneve që funksionojnë në këtë komunë.

Emrullah Lutfiu, sekretarë i Kuvendit Komunal në Bujanoc tha se ky vendim apo udhëzim duhet t’i dërgohet organeve komunale që të merren masat disiplinore ndaj atyre që nuk respektojnë përdorimin e dygjuhësisë.

Vendimi për përdorimin e gjuhëve dhe shkrimit i miratuar nga këshilltarët komunal shqiptarë dhe serb, sipas Mustafës është përpiluar duke respektuar statutin e komunës, Kushtetutën e Serbisë dhe konventat ndërkombëtare që rregullojnë këtë çështje.

Në territorin e komunës së Bujanocit gjuhë zyrtare janë gjuha serbe dhe ajo shqipe, ndërsa sipas vlerësimeve të shumë akterëve politik dhe institucional lokal përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip mbetet akoma një sfidë për pakicën shqiptare që jetojnë në Serbi./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.