Fundamenti

E rrahin me mjete të forta, arrestohen dy të dyshuar në Viti

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Viti – Policia e Kosovës në stacionin Policor në Viti ka pranuar një informatë se në fshatin Tërpezë, të kësaj komune me 06 shkurtë 2018, rreth orës 15:30 ka ndodhur një rrahje mes disa personave, ku të involvuar kanë qenë si të dyshuar dy persona, shqiptar shtetas të Kosovës, ku dyshohet se viktimës po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës ja kanë zënë rrugën me një veturë “Opel Vektra”, me qëllim që viktimën ta detyrojnë të ndalet, pasi që ishte duke drejtuar traktorin e tij, ku me këtë rast e kanë goditur me mjete të forta, gjersa kanë shkaktuar edhe dëme materiale në traktor ku ju kanë thyer disa xhama të kabinës.

KKVITI

Viktimës i kanë shkaktuar lëndime trupore ku ka kërkuar edhe tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe rasti të procedohet në prokurori njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.