E rrahen barbarisht, gjykata i liroi dhunuesit
Më datën 06.09.2013, rreth orës 10 e 30 minuta, në Viti, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, katër persona, pas një pretekstri në lidhje me një kontest pronësor, kanë sulmuar në mënyrë shtazarake fillimisht shtetasen N.I. Në atë mënyrë, në momentin kur ka hyrë një kamion për të punuar në afërsi të tyre, njëri nga të pandehurit ka provokuar me fjalosje të dëmtuarën 18-vjeçare, ku më pas brutalisht e ka kapur për flokësh duke e ngrehur zvarrë nëpër oborr për ta përplasur më pas në tokë.
Me rastin e përplasjes, të dëmtuarës N.I i ka humbur vetëdoja, kurse të pandehurit nuk janë mjaftuar me kaq, pasi në kohën që e dëmtuara ka ardhur në vettë, njëri prej të pandehurve e ka mbajtur për këmbësh, ndërsa dy të tjerët e kanë goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke e shtrënguar edhe në fytë.
“Të pandehurit i kanë ikur intervistimit nga policia dhe kanë dhënë indikacione të fuqishme se mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale. Se është kështu, gjykata ka mundur ta vërtetojë pasi dy nga të pandehurit nuk i janë përgjigjur as ftesës së prokurorisë për t’u marrë në pyetje, duke u ikur në vazhdimësi organeve të rendit. Si duket këto fakte nuk i bëjnë përshtypje degës së Gjykatës në Viti, që nuk dënjon as t’i përmend ato”, thuhet në ankesën e prokurorit Fazliu. /Kosova Sot/


