Mobi Casa

E rrah bashkëshorten, Gjykata i cakton masën e paraburgimit të pandehurit Sh. S.

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. S. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 26.07.2020, nga ora 23:00, në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, cenimit të dinjitetit tek bashkëshortja e tij H. S., ka kanosur me fjalë të ndryshme, gjithashtu ushtron edhe dhunë, ashtu që e kap për kyçi të dorës, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Uji Dea

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale dhe për të parandaluar ndikimin tek e dëmtuara apo përsëritja e veprës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.