E rëndë, pishat tek Penda e Livoqit po dëmtohen e shkatërrohen

Gjilan – Pishat tek penda e Livoqit për shumë qytetar gjilanas janë një ambient relaksi, por kohëve të fundit ato po dëmtohen, po bëhet prerja e tyre, uzurpimet dhe bërllogu i pranishëm kudo.

Ata që i shijojnë këto pisha kanë emocione të shumta sepse natyra aty është e bukur dhe deri vonë edhe janë ruajtur. Së fundit pishat janë prerë e shkatërruar nga dora e njeriut, ndërsa uzurpime e bërllog ka gjithkund aty pari.

Platforma sociale “Invest in Gjilan” me disa foto ka bërë edhe një kërkesë urgjente drejtuar institucioneve lokale e qendrore me moton: Pasojat e Decentralizimit, Mos thuaj se kam ditë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal | Komuna e Gjilanit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari – Gjilan./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS