United Hospital

E quajti Berishën cigan, portieri grek rrezikon një dënim të madh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Besart Berisha ishte temë e medieve në Australi këtë fundjavë. Sulmuesi shqiptar që ishte hero i skuadrës së tij Melbourne Victory në derbin lokal ndaj Melbourne Cityt duke shënuar gol në fitoren 2-1.

Por një episod i shëmtuar ka ndodhur kur portieri mysafir e fyeu Berishën.

Greku Dean Bouzanis, e kishte quajtur cigan Berishën dhe kjo ka bërë që situata të tensionohet pas golit të dytë të vendasve.

E mediat australiane kanë shkruar se Bouzanis do të dënohet me pesë ndeshje mos lojë në kampionat.

Kjo pasi rregullorja e kampionatit australian thotë që çdo fyerje raciste duhet të dënohet me pesë ndeshje mos lojë.

United Hospital

Portali i njohur ‘abc.au’ ka shkruar se grekut do t’i shqiptohet dënimi të martën.

Por ish-anëtari i Greqisë U21 ka kërkuar falje në drejtim të Besart Berishës dhe këtë e ka kumtuar klubi Melbourne City.

“Bouzanis ka pranuar fajin e tij dhe i vije keq për atë që ka ndodhur. Ai ka kërkuar falje në klub por edhe ka kontaktuar me Berishën për t’i treguar se i vije keq për atë që ka ndodhur”.

“Ne jemi të gatshëm ta pranojmë çdo vendim të Federatës së Futbollit australian”, thuhet në njoftimin e klubit Melbourne City. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.