Eko Higjiena

E quajtën “lopë” dhe “balenë”, reagon Ronela Hajati

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, këto ditë ndodhet në Barcelonë.

Ajo ka shkuar në Spanjë bashkë me ekipin e Radio Televisionit Shqiptar, për të promovuar këngën e saj “Sekret”, me të cilën sivjet përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022.

Sigurisht që nga të gjitha paraqitjet e fundit, në sy ka rënë edhe shtimi i dukshëm në peshë i këngëtares – gjë e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale.

E kur jemi te komentet, Hajati duket se është nervozuar së fundmi me disa prej tyre, pasi ka parë se si në Barcelonë, njerëzit e kanë përgëzuar atë për muzikën e saj, ndërkohë që shumë pak kush është marrë me peshën e saj.

Uji Dea

Ronela në një reagim të bërë në InsatStory, ka shkruar me ironi edhe për komentet e shumta që merr së fundmi nga shqiptarët që e quajnë “lopë” apo “balenë”, për shkak të kilogramëve të tepërt.

“Mirëmëngjesi! Sot kemi pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny (qesharak) dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta ja “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…jam kaq e lumtur që ju kam! Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela Hajati në InsatStory.

Këngëtarja shqiptare përndryshe do të ngjitet në skenën e Eurovisionit në natën e parë gjysmëfinale më 10 maj, në Torino të Italisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.