UBT

E premtja e fundit e Ramazanit, ndihmë për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këtë të premte pritet që në të gjitha xhamitë e Luginës së Preshevës do të realizohet aksioni për të ndihmuar projektin e FHKL për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë. Ndërsa aksionin e ka përkrahur BIPBM, e cila ka kërkuar që qytetarët sadakan e tyre ta japin për këtë projekt gjigant, e jo ta adresojnë në Kosovë , pasi Lugina por përballet me gjendje të mjerueshme.

Kryesia e Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore (FHKL) kishte marrë vendim që në bashkëpunim me Bashkësitë Islame që veprojnë në Luginë, të ndërmarrë aksionin që këtë xhuma në të gjitha xhamitë të mbahet ligjëratë në mbështetje të aksionit për ndërtimin e 100 shtëpive.

Ndërkaq këtë mbështetje menjëherë ia ka ofruar Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc e Medevegjë.

Me këtë rast kryetarit të BIPMB në Preshevë Granit Kamberi ka apeluar të gjitha imamët që këtë xhuma të funti të muajit të shenjtë të Ramazanit ti dedikojnë këtij aksioni gjigant, që ka për qëllim të ndihmoj, të shpëtoj dhe të parandaloj skamjen në Luginë.

ARKATANA

Për kryetarin e BIPMB-ës kjo ndihmë është sadakaja më e realët dhe më e rëndësishmja, pasi shkon për ato familje të cilat janë në mëshirën e fatit dhe nuk kanë kulm mbi kokë .

FHKL thekson se këtë mbështetje nuk ia dha edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Kosovë, raporton TV Presheva.

Aksioni për të mbështetur projektin e FHKL pritet të realizohet në të gjitha xhamitë e Luginës së Preshevës, ndërsa që një ligjëratë këtij misioni humanitarë ti dedikohet gjatë xhumasë në Hutbe.

“Sadakaj apo vitrat ka vite që qytetarët tanë i ndajnë në drejtim të Kosovës, ashtu si dikur FHKL ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës në Kosovës, por tani është momenti për Luginën”, theskojnë zyrtarët./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.