Fundamenti

E pranon rivali i Fenerbahces: Muriqi sulmuesi më i mirë në Turqi

/ 1 minutë lexim

Vedat Muriqi ka qënë futbollisti më i përfolur në Turqi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i Kosovës u bashkua me Fenerbahcen nga Rizespor pas një sezoni të shkëlqyer.

Simpati për 25 vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat kundërshtare, shkruan Indeksonline.

Uji Dea

Drejtori sportiv i Basaksehir e ka pranuar se Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë në Superligën turke.

“Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë në Turqi”, ka thënë Okan Buruk.

Në sezonin e fundit Muriqi ka shënuar 17 gola për Rizespor, derisa në debutimin me Fenerbahcen realizoi dy gola. /IndeksOnline/