E pranon Grezda, mund të largohet nga Rangers
Grezda nuk e ka të sigurt të ardhmen te Rangers. Ai thotë se dëshiron të luajë më shumë, minuta të cilët nuk ia ka garantuar Gerrard.
Në një intervistë për Super Sport, Eros Grezda ka folur edhe për situatën nëpër të cilën po kalon te Rangers.
24-vjeçari nuk ka kaluar një sezon të mirë te Rangers që udhëhiqet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Për shkak edhe të dëmtimeve, Grezda është paraqitur vetëm në 17 ndeshje për Rangers, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar një herë.
Ai u pyet nëse do të ndërrojë ambient këtë verë, teksa u përgjigj: “Për momentin jam i grumbulluar me Kombëtaren dhe përqendrimin maksimal e kam këtu. Objektivi kryesor i imi është që të luaj, por nuk di të them çfarë do të ndodhë”.
Do të pranonit edhe ndonjë huazim? Ja të mbyllim ndeshjet me Kombëtaren dhe më pas të shohim se çfarë do të na sjellë e ardhmja”, shtoi ai. /Gazeta Express/


