E përkrahim Thaçin për president

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh përfaqësues i Grupit 6+ në Kuvendin e Kosovës, Mahir Jagxhillar, i cili ishte pjesë e takimit të ftuar nga presidentja me liderët e tjerë politikë, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave sërish pritet të ketë takim të liderëve të partive politike, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën politike.

Uji Dea

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se këtë krizë mund ta zgjidhë vetëm dialogu ndërmjet spektrit politik dhe, sipas tij, nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme meqë janë disa procese të cilat duhet të përfundohen. Jagxhillari ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke thënë se Thaçi e ka mbështetjen e koalicionit qeverisës për t’u bërë president.