UBT

E përdorë armën e gjuetisë aty ku nuk duhet, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Në fshatin Berivojcë, të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shtënë katër herë me pushkë të gjuetisë për të cilën posedon leje, me arsyetimin se kishte gjuajt në drejtim të një skifteri i cili ia kishte dëmtuar shpezët në oborrin e vilës së tij.

UBT

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pushkë të gjuetisë me katër gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/