Fundamenti

E pashë Ivanoviqin në ditën e masakrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dëshmitari, Kadrush Abazi, ka treguar se ditën e 14 prillit 1999, kur në “Lagjen e Kovaçëve” nga forcat serbe u vranë 24 shqiptarë, në mesin e tyre edhe i biri i tij, e ka takuar edhe të akuzuarin, Oliver Ivanoviq, të cilin ai tha se e njihte qyshkur ka qenë fëmijë.

Në gjykimin kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër personave të tjerë të akuzuar për krime lufte në vitet 1999 dhe 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, ka dëshmuar edhe Kadrush Abazi.

70-vjeçari, nga Mitrovica, ka treguar se çfarë i ndodhi atij, familjes dhe fqinjëve më 14 prill të vitit 1999, kur në “Lagjen e Kovaçëve” nga forcat serbe u vranë 24 shqiptarë.

Fundamenti

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Cezary Michalczuk, Abazi tregoi se e njihte Oliver Ivanoviqin qëkur tashmë i akuzuari ishte fëmijë.

“Në orën tetë në “Lagjen e Kovaçëve”, kur kam shku në një furrë të bukës me ble bukë, aty e kam taku Oliverin me rroba civile. Ai ka qenë bashkë me disa ushtarë të uniformuar”, tha Abazi, duke iu përgjigjur pyetjes se a e kishte parë Ivanoviqin ditën e masakrës së 14 prillit.

Oliver Ivanoviq në këtë proces gjyqësor akuzohet për krime lufte më 14 prill 1999 dhe në shkurtin e vitit 2000./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.