ARKATANA

E pakënaqur me udhëheqësit politikë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe modelja e njohur Diellza Kolgeci si shumë njerëz të tjerë të Kosovës është mjaftë e zhgënjyer me gjendjen dhe situatën politike që po ndodhë ditëve të fundit në vend. Ndonëse sipas saj udhëheqësit tanë duhet të punojnë shumë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një jetë më të mirë dhe jo të vuajnë çdo ditë e më shumë nga kjo jetë që ua kanë sjellë pushtetarët tanë.

“Mendoj që këto ditë kanë qenë të rënda për të gjithë ne. Situata nuk është ajo që ne e dëshirojmë, nuk është ajo që populli e dëshiron. Falë durimit që ka ky popull situata ende vazhdon të jetë disi e qetë, por sa do të vazhdoj të jetë e tillë ajo varet nga ata që e kanë timonin e pushtetit se si ata do të veprojnë në vazhdim por që era e mirë nuk po i vjen”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Sipas Diellzës pushtetarët tanë janë aty për shkak se populli vet i votoi dhe ata duhet për ca gjëra të debatojnë më gjatë e më seriozisht kur bëhet fjalë për tokën e pasurinë e Kosovës.

Uji Dea

“Është e vërtetë që shpeshherë ata nuk mund të jenë shumë të hapur dhe të shpjegojnë çdo veprim që bëjnë por që për këto ndodhitë e fundit duhet të bëjnë më shumë analiza se këto shitjet e fundit që po ndodhin mua nuk po më duken aspak të përshtatshëm”, shton ajo. Tërë barrën e kësaj po e pëson vet populli i cili çdo ditë e më tepër po e ka të vështirë të mbijetoj.

“E lexova një thënie që më pëlqeu e që është thënë nga Ortega ‘Nuk është faji i Cezarit që triumfon por i atyre që ja bëjnë të mundur triumfin’, edhe populli s’ka faj se besoi në fjalët e fushatës. Po të ishte e mundur të bëhet një kontratë mes popullit dhe atyre që janë në pushtet para se të marrin pushtetin do ishte ndryshe. Por që ja politika e ka këtë dhe nuk thuhet kot se nëse do dikë ta njohësh më mirë jepja pushtetin dhe pasurinë e në këtë rast neve ky njoftim po na kushton shtrenjtë”, është shprehur në fund Diellza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.