Fundamenti

E pabesueshme: Ka 77 vite dhe vrapon çdo ditë nga 20 km

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shumë herë është thënë se dashuria ndaj sportit nuk njeh kufi, kjo thënie vlen për atletin Gjilanas 77 vjeçar Osman Ibrahimi i cili për çdo dit në orët e hershme të mëngjesit vrapon rreth nga 20 km.

I dashuruar në atletikë Ibrahimi tani e plot 16 vite asnjëherë në çfarëdo kushte klimatike në orët e hershme të mëngjesit ia mësyn maleve dhe fushave të fshatit Stanishor i cili është në periferi të Gjilanit.

Kur të gjithë flejnë në shtratin e ngrohtë, Osman Ibrahimi i cili tani ka 77 vite, me dashuri të madhe fillon vrapimin e tij deri në 20 km.

“Atletikën e kam dashur që nga femëria, si i ri kam vrapuar nëpër dasma të ndryshme ashtu atëherë ishte zakon dhe kohë pas kohe jam ndarë për shkak obligimeve familjare, por tani e 16 vite asnjëherë bile në disa raste edhe kur kam qenë i ftohur kam dal kam vrapuar pasi kjo është jeta ime në mes pyllit, maleve e fushave”, shprehet Ibrahimi.

United Hospital

Sipas statistikave Ibrahimi për 16 vite më së paku ka vrapuar rreth 116 800km ndërsa për një vit vrapon rreth 7 300km.
“Të vraposh për çdo ditë sëmundja nuk ka vend në trupin e njeriut edhe trupi nuk dinë të plaket por vrapimi të bënë të ri dhe mendja funksionon për mrekulli”, shprehet 77 vjeqari Osman Ibrahimi.

Ibrahimi nuk ka në asnjë garë të atletikës i cili nuk merr pjesë pa asnjë problem të vetmin duke arritur edhe rezultate tejet të mira.

Atleti nga Gjilani, Osman Ibrahimi tregon edhe kënaqësitë të cilat i përjeton në malet, fushat e kodrinat e fshatit Stanishor në periferi të Gjilanit.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se në orët e hershme të dëgjosh cicërimat e zogjve, aromën e fushës e të malit, kontakti me kafshët e shpezët e egra edhe zemra të kënaqet familjarizohesh me kafshët është një botë në vete”.

Atleti Ibrahimi ka një porosi për të gjithë njerëzit e posaçërisht për ata të cilët kanë probleme shëndetësore.
“Zgjohuni herët vraponi përjetoni kënaqësitë e jetës me atletikë, mjeku në trupin tuaj nuk ka se çka kërkon, me vrapim trupit të juaj i shtoni jetë”./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.