E ofendoi Atdhe Nuhiu, trajneri i Sheffieldit i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë futbollistit kundërshtar
Trajneri i Sheffield Wednesday, Lee Bullen e ka quajtur Ben Whiten ‘futbollist shumë të mirë’, pavarësisht asaj se çfarë mbrojtësi i Leeds Unitedit tha për Atdhe Nuhiun pas fitores 2:0 në “Elland Road”.
Sulmuesi i Kosovës, Nuhiu, u inkuadrua në minutën e 69-të në lojë të shtunë, derisa asistoi te goli i parë e më pas e shënoi edhe golin e fitores, shkruan Zëri.info.
Përmes rrjetit social “Twitter”, një ditë pas ndeshjes, Bullen lavdëroi lëvizjet e sulmuesit shqiptar dhe cilësitë e tij të finalizimit të aksioneve.
“Po, ai është një trung, apo jo? Ai është i vështirë për t’u përballur”, ka thënë White për “Leeds Live”.
Por, trajneri Bullen nuk është marrë shumë me këtë çështje, duke thënë:
“Djaloshi White është shumë futbollist i mirë”.


