RCCOLA

E obsesionuar me pamjen: modelja 27-vjeçare vdes gjatë liposukcionit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Londër – Modelja braziliane Pamela Nascimento (27) ka marrë pjesë në shumë emisione televizive. Para operacionit fatal ka operuar hundën dhe gjinjtë, dhe ky ishte madje liposukcioni i tretë i saj.

Modelja, aktorja dhe pjesëmarrësja braziliane e shumë showëve televizivë, Pamela Nascimento, ka vdekur në tavolinën e operacionit derisa i ishte nënshtruar liposukcionit të barkut në një nga klinikat më të mira për kirurgji estetike në Sao Paolo, shkruajnë mediet britanike.

Shkaku i vdekjes ka pasuar pas shokut hipovolemik, zemra për shkak të gjakderdhjes së madhe nuk ka mundur të pompojë më gjak. Kjo ishte hera e tretë që Pamela iu nënshtrua liposukcionit të barkut.

Edhe pse kishte vdekur qysh më 19 tetor, lajmi për vdekjen është bërë publik vetëm këtë javë. Pas varrimit, policinë e ka lajmëruar tezja e saj Enedida Nascimento (61), e cila e kishte rritur sepse nëna e saj kishte vdekur kur ajo ishte gjashtë vjeç.

Policia planifikon të zhvarrosë trupin e saj derisa kirurgu i cili e ka operuar mund të akuzohet për vrasje dhe mashtrim, sepse policia nuk ishte lajmëruar për vdekjen e saj.

Pamela para tri vitesh është shpërngulur në Sao Paulo. Është shfaqur në televizionin brazilian dhe studionte biomjekësinë. Por liposukcioni nuk ka qenë operacioni i saj i parë të cilit i ishte nënshtruar. Tezja e saj ka zbuluar që ka qenë edhe në operacione tjera plastike, ka operuar gjinjtë dhe hundën.

Uji Dea

“Ishte e obsesionuar me pamjen e saj. Gjithmonë më thoshte se si mendon që është e trashë. Por nuk më ka treguar për liposukcionin e saj të fundit. Nuk do ta lejoja po të më kishte treguar”, – ka thënë tezja e saj.

Ajo ka shtuar që pasi që ka shkuar në spital për ta konfirmuar që është trupi i saj ka vënë re që personeli ishte shumë nervoz dhe dridhej.

“Kanë dashur ta dërgojmë në shtëpi dhe ta varrosim sa më shpejt. Jam e sigurt që spitali nuk ka thënë diçka, dikush ka qenë i pakujdesshëm, prandaj kam vendosur ta lajmëroj policinë”, – ka thënë ajo.

Zëdhënësi i klinikës pohon që kanë hapur hetimin për tragjedinë.

“Spitali ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar pacientet Nascimento. Megjithatë, me dëshpërim të madh na vjen keq për çka ka ndodhur” – ka deklaruar ai.