ARKATANA

“E njohim mirë Zvicrën, i dimë pikat e dobëta – Asllani dhe Rrahmani e ardhmja” – Muriqi flet para ndeshjes

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shpreh besim të plotë se ekipi i tij do të dalë fitues në përballjen kundër Zvicrës në Basel.

Së bashkua me përzgjedhësin Franco Foda, në konferencë për media ishte sulmuesi i Mallorcas, i cili deklaroi se i njeh dobësitë e kundërshtarit.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit. E njohim Zvicrën dhe dobësitë e saj. Atmosfera është e jashtëzakonshme, kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe jam i bindur se nesër do të dalim fitues”.

Uji Dea

“Fillova keq me të kuq, pastaj shënova kundër Real Madridit, dhe kundër Zvicrës kisha raste të mira për të shënuar. Ndjenja të shënuarit golash është gjithmonë e veçantë. Jemi të gatshëm dhe shpresojmë të gëzojmë tifozët që do të jenë në stadium,” deklaroi Muriqi.

Sulmuesi kryesor i Kosovës për shumë vite, tani ka aty edhe dy sulmues të tjerë në top formë, si Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani, ku Muriqi deklaroi se ata janë e ardhmja e Kosovës.

“Personalisht mendoj se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë. Shpresoj që të dy të mos kenë lëndime dhe ata do ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova”, deklaroi Muriqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.