E merr veturën në “besim”, ia shet një pronari tjetër

Gjilan – Në rrugën “Sadulla Brestovci” në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se një i dyshuar mashkull shqiptar ia ka marrë një veturë civile të tipit “Renault Megane” dhe nuk ia ka kthyer dhe të njëjtën veturë e ka shitur tek një person tjetër që i kishte borxh njoftoj policia e Kosovës.
Vetura më pas i është kthyer pronarit legjitim. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Policia rastin e ka kualifikuar si keqpërdorim i besimit./rajonipress/